2 Dhjetor 2016 - 19:42
Kështu është shprehur kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, derisa ka pritur në vizitë kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçicën dhe anëtarin Pal Lekaj.
Për këtë vizitë, kanë qenë të ftuar edhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni, si dhe homologu i Bahtirit, Goran Rakiq.
Deputeti Reçica e ka quajtur të gabuar mospjesëmarrjen e kryetarit Rakiq, me të cilin tha të mos ketë kontaktuar ndonjëherë. Ndërsa Pal Lekaj, njëherësh shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka folur me tone të zbutura për marrëveshjet dhe dialogun Prishtinë – Beograd.
Vizita tek Ura e Ibrit është pasuar me një tryezë diskutimi, ku Adriana Hoxhiq, duke folur për marrëveshjet e arritura deri tani, ka propozuar krijimin e një mekanizmi për mbikëqyrjen e zbatimit të tyre.
Temë diskutimi në këtë tryezë ka qenë “Dialogu Kosovë-Serbi impakti në jetën e qytetarëve”, organizuar nga KDI-ja dhe Komisioni për Punë të Jashtme, që promovon bashkëbisedimin mes deputetëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve për dialogun.
Punët në rivitalizim të urës mbi Ibër kryhen... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...