Foto Ilustrim

UNHCR e shqetësuar për incidentin në Deçan, lavdëron policinë

2 Dhjetor 2016 - 16:59      

Agjencioni i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë(UNHCR) është shqetësuar nga incidenti që ka ndodhur dje në Komunën e Deçanit, kur siç thuhet një komunikatë ‘një anëtar i komunitetit pritës’ dyshohet se ka bërë deklarata negative me referencë racore, feje, dhe etnike ndaj një grupi prej tetë personave që kanë në konsideratë kthimin vullnetar.

Zyra e UNHCR-së në Kosovë përshëndet ndërhyrjen e shpejtë nga policia e Kosovës, e cila, nën përcjellje ka larguar menjëherë nga komuna personat e zhvendosur, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit, transmeton kosovapress.

Shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Narasimha Rao, ka shprehur shqetësim në lidhje me incidentet e vazhdueshme të pengimit të vizitave të të zhvendosurve në vendet e tyre të origjinës në Kosovë.

"Përderisa numri i të kthyerve secilin vit është në rënie, perceptimi i mungesës së sigurisë mbetet një aspekt kritik që pengon kthimin e komuniteteve jo-shumicë në vendet e tyre të origjinës", citohet të ketë thënë Rao.

Shefi i misionit të UNHCR-së shtoi se derisa numri i të kthyerve ka ardhur duke u ulur në mënyrë të konsiderueshme, nga 1906 persona në vitin 2000 për vetëm 300 persona deri më tani në vitin 2016, episode të ngjashme të incidenteve ndëretnike dhe pengesa të tjera, të tilla si çështjet e pronës dhe të gjuhës, kontribuojnë më tej në trendin negativ të kthimit të personave të zhvendosur.

Derisa institucionet e Kosovës e kanë përgjegjësinë ligjore për të mundësuar kthimin në Kosovë, shefi i misionit të UNHCR-së Narasimha Rao gjithashtu deklaroi se "UNHCR avokon një kthim të lirë dhe me dinjitet e në kushte të sigurisë në Kosovë të secilit të zhvendosur në vendin e tij të origjinës apo në një vend tjetër, nëse kushtet e lejojnë këtë".

Policia dje ka arrestuar një person në Deçan si i dyshuar për nxitje të urrejtjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...