Arrestohet një zyrtar në Deçan, shtroi para serbëve problemin e të zhdukurve [foto]

2 Dhjetor 2016 - 14:55      

Deçan, 2 dhjetor – “Unë qe 18 vjet jam në ankth, sepse nuk e di ku i kam eshtrat e babait tim, sikurse edhe familjarët e 84 personave të zhdukur nga Komuna e Deçanit, që janë ne ankth, sepse nuk din për fatin e familjarëve të tyre’.

Këto janë faljet për të cilat u penalizua zyrtari i Komunës së Deçanit ,z.Asim Cenaj, thuhet në njoftimin për media të Zyrës për informim dhe Komunikim të kësaj komune.

Në kuadër të vizitës ,,Vizito, shko dhe shiko’’ në hapësirat e Komunës së Deçanit dje është mbajtur një takim, në të cilin janë pritur përfaqësues të komunitetit serb. Takimi ishte organizuar nga institucionet e Republikë së Kosovës, në të cilin kanë mare pjesë edhe zyrtarët komunalë, sipas detyrës zyrtare.
Në këtë takim, i cili ka qenë publik, z.Cnena, si përfaqësues i familjeve të cilat kanë familjarë të zhdukur nga lufta e fundit të Kosovë , ka ngritur shqetësim me të drejtë.

Pas përfundimit të fjalës ai e ka leshur takimin dhe ka vazhduar aktivitetet normale ditore.
Dy orë pas largimit nga Komuna e Deçanit të komunitet serb, të cilët kishin realizuar vizitën ,,Vizito, shko dhe shiko,, z.Cenaj ftohet në polici në Deçan dhe i shqiptohet masa e dënimit prej 48 orësh , sipas nenit 147 të Kodit të Procedurës Penale, që ka të bëjë me nxitjen e urrejtjes ndëretnike.

Komuna e Deçanit dhe qytetarët e saj shprehin shqetësimin e tyre dhe mospajtimin për këtë se çfarë ka ndodhur me zyrtarin komunal, ku nder të tjera thuhet se :

Në shtetin i cili pretendon të promovojë vlera demokratike shprehja e lirë dhe prezantimi i brengave për familjarë të zhdukur trajtohet si nxitje e urrejtjes ndëretnike .
Në këtë kuadër sot nëpunësit e Komunës së Deçanit kanë organizuar një protestë paqësore para Stacionit të Policisë, në Deçan.

Kundërshtimet dhe reagimet kundër standardëve të aplikuara në ketë rast ndaj z.Cenaj, dhe ndaj qytetarëve të komunës së Deçanit nuk do të tolerohen dhe kërkojmë nga komandanti i Stacionit të Policisë në Deçan, z.Sejdi Dobraj, që të jetë i kujdesshëm , i matur në veprimet e tij dhe të mos nxisë situata të cilat fare lehtë mund të eskalojnë në raport më të, thuhet në komunikatën e Zyrës për informim dhe komunikim të Komunës së Deçanit.
Policia nuk ka dhënë ndonjë njoftim për këtë rast.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...