Përparojnë punimet në revitalizimin e urës në Mitrovicë

2 Dhjetor 2016 - 14:13      

Mitrovicë, 2 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë vizituar sot Mitrovicën për të parë nga afër zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për rivitalizimin e urës së Mitrovicës. Ata kanë bërë monitorimin e punimeve në urën mbi lumin Ibër, të shoqëruar edhe nga kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri.

Gjatë kësaj vizite u konstatua nga afër progresi i arritur për revitalizimin e kësaj ure.

Përfaqësuesit e KDI-së dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, pas vizitës mbajtën tryezë diskutimi në këtë komunë, me temë “Dialogu Kosovë – Serbi: impakti në jetën e qytetarëve”, që ka për qëllim të promovojë bashkëbisedimin në mes deputetëve dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile si dhe qytetarëve lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështje me interes për të gjithë qytetarët siç janë liria e lëvizjes, edukimi dhe normalizimi i marrëdhënieve ndëretnike në përgjithësi.

Pjesë e diskutimit ishin përfaqësues të shumtë nga organizatat e shoqërisë civile nga rajoni i Mitrovicës, përfaqësues të ambasadave si dhe organizatave ndërkombëtare si dhe Elmi Reçica, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Pal Lekaj, deputet, Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës së Jugut si dhe Adrijana Hoxhiq, përfaqësuese nga Mitrovica e veriut dhe Jeta Krasniqi nga KDI.

Aktivitetet në Mitrovicë u realizuan në kuadër të projektit për fuqizimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj qeverisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, që financohet nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...