2 Dhjetor 2016 - 12:28
Ai ka thënë se për shumë kohë ka qenë larg familjes duke i shërbyet popullit të Kosovës dhe pikërisht tash është koha që të kthehet në vendin e tij dhe t’i shërbej qytetarëve të qytetit të tij.
Në një intervistë për kp, ai ka thënë se Drenasi ka qenë dhe do të mbetet bastion i PDK-së, derisa ka shtuar se nuk mund të flitet as për balotazh me ndonjë parti tjetër.
Lladrovci ka treguar edhe për planin e përgjithshëm të tij në zhvillimin dhe menaxhimin e Komunë së Drenasit, ku parasheh të investoj rreth 70 milionë euro 70 milionë. Ai ka thënë se me këto mjete do të investoj në infrastrukturë rrugore, infrastrukturë të ujërave të zeza, instalim të ujit të pijes si dhe instalimin e ngrohjes qendrore.
Lladrovci ka thënë se do të investohet edhe në infrastrukturë arsimore, si në kopshte fëmijësh dhe në fushën e sportit. Me këtë rast, Lladrovci ka përmendur klubin e futbollit “Feniski”, të cilët në garat në Evropë kanë fituar vendin e 13-të, për çka kandidatit të PDK-së thotë se i sjell fat ky numër ngase i lidhet edhe me numrin e kandidaturës së tij në garën për Drenasin. Kjo është një prej arsyeve që Lladrovcin e bën të shprehet se do ta fitoj bindshëm komunën e Drenasit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...