2 Dhjetor 2016 - 12:05
Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit KQZ-ës, Enis Halimi, ka thënë se përgatitjet si dhe implementimi i procesit zgjedhor në Drenas po shkon sipas planeve operacionale të KQZ-së. Ai ka theksuar se i kanë të gjitha materialet në depot e tyre dhe se kanë përfunduar trajnimin e komisionarëve. Halimi ka thënë se në Komunën e Drenasit janë 52 mijë e 569 votues, raporton Koha Ditore.
Prokurorja Laura Pula, ka thënë se kanë bashkërenduar veprimet e tyre me të gjitha institucionet me qëllim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Si veprime konkrete ajo ka njoftuar se kanë angazhuar prokuror kujdestar si në Prishtinë ashtu edhe në Drenas. Gjithashtu ka thënë se kanë angazhuar edhe staf mbështetës për të siguruar efikasitet në mbrojtje të votës.
“Prokuroria së bashku me Policinë do të ndalojnë dhe do të arrestojnë të gjithë ata që në çfarëdo mënyrë ndikojnë në keqpërdorimin e votës”, ka theksuar Pula.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, ka thënë se policia është e angazhuar që i tërë procesi zgjedhor të shkojë si duhet. Rexha ka njoftuar se kanë angazhuar personel të mjaftueshëm për të garantuar një mbarëvajtje të zgjedhjeve.
“Policia e Kosovës ka ndarë në aspektin planifikues, personel të mjaftueshëm të përqendruar në detyrën konkrete dhe aspekte të nevojshme logjistike për të garantuar një mbarëvajtje të plotë të procesit nga cilido këndvështrim i analizuar”, ka thënë Rexha.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...