AAK-së i bashkohen anëtarë të rinj dhe formojnë nëndegën në Batllavë

2 Dhjetor 2016 - 10:46      

Zyrtarë të Degës së AAK-së në Podujevë kanë njoftuar se kanë aderuar anëtarë të rinj në këtë parti. Nëpërmjet një komunikate për media, ata kanë thënë se me këtë rast e kanë formuar edhe nëndegën e AAK-së në fshatin Batllavë të Podujevës, raporton Koha Ditore.

“Në kuadër të aktiviteteve të AAK-së, Dega në Podujevë, ne ishim në fshatin Batllavë ku aderuan shumë anëtarë të rinj dhe njëkohësisht u themelua nëndega në kuadër të Aleancë së të rinjve (ARK) dhe u zgjodhën strukturat udhëheqëse të kësaj nëndege”, thuhet në këtë komunikatë.

Sipas të njëjtës, zyrtarët e AAK-së gjatë këtij takimi në Batllavë kanë diskutuar edhe për problemet e shumta që i ka ky fshat.
“Kërkesat e këtij fshati gjithherë kanë rënë në vesh të shurdhër dhe se janë vizituar vetëm në kohë zgjedhjeve duke abuzuar pamëshirshëm me votën e tyre. Nga sot Batllava me vendosmëri i dhanë mbështetje të fuqishme AAK-së. Nga Kryesia e Degës së AAK-së në Podujevë prezent ishin nënkryetarët Shaban Mulolli dhe Nexhat Llumnica, anëtarët e Kryesisë Patriot Rudari, Hamdi Hasani dhe nga Aleanca e Gruas, Dega në Podujevë, Igballe Maliqi”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...