8 nxënës ekzaminohen me sëmundje zemre

2 Dhjetor 2016 - 13:30      

Gjendja shëndetësore e nxënësve të shkollave fillore në Komunën e Gjilanit s’është e mirë, njoftojnë zyrtarët e shëndetësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Kontrollet shëndetësore të cilat janë kryer nga Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në 24 shkolla fillore në qytet dhe fshatra, përfshirë 4 mijë e 500 fëmijë të klasave një, pesë dhe nënta nxjerrin të dhëna shqetësuese sa i përket higjienës të nxënësve, deformimeve të ndryshme në kraharor, sëmundjeve të zemrës dhe problemeve me hundët.

Kështu këtë vit nga kontrollet shëndetësore që janë bërë janë evidencuar 301 nxënës me pedikulozë (morra), kurse probleme me kraharor kanë pasur gjithsej 160 nxënës. Ndërkaq janë 582 nxënës të cilët janë evidencuar se kanë probleme me hundë, por që në raportin e kontrollimit sistematik të nxënësve nuk ka pasur një analizë për problemet shëndetësore të fëmijëve në këtë aspekt.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...