Prindërit i ndalën fëmijët nga shkolla ku arsimtarët festuan 28 Nëntorin me alkool [video]

1 Dhjetor 2016 - 19:19      

Mësimdhënësit e shkollës fillore "Edith Durham", në festën e 28 Nëntorit, zgjodhën të argëtohen pak më shumë.

Në vend të restorantit, për të festuar shkuan në hapësirën e paraleles në Delloc të Suharekës. Në këtë aheng nuk munguan as pijet alkoolike, transmeton Koha.net.

Prindërit e nxënësve janë irrituar me këtë veprim të mësimdhënësve dhe në shenjë revolte i ndalën fëmijët prej mësimit. Madje përfaqësuesi i fshatit thotë se nuk është hera e parë që në shkollë përdoret alkooli, pasi sipas tij, edhe më herët ka ndodhur një gjë e tillë.

Ai thotë se është kërcënuar nga drejtori i shkollës, pasi ka ngritur këtë shqetësim. Drejtori i kësaj shkolle dhe mësimdhënësit nuk e shohin si problem këtë aheng me pije alkoolike.

Thonë se meqë mësimi nuk është humbur, prindërit nuk kanë arsye të ankohen.

Drejtoria e arsimit në Komunën e Suharekës nuk e ka ndërmend të marrë masa lidhur me këtë çështje.

Sipas drejtorit, festimi i një dite siç është 28 Nëntori duhet të shoqërohet me pije alkoolike. Kjo paralele e shkollës ka 22 nxënës, të cilët punojnë në klasë të kombinuara.


Prindërit i ndalën fëmijët nga shkolla ku... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...