1 Dhjetor 2016 - 19:14
Ata nuk e kanë ndërmend të lejojnë kompaninë të punojë deri sa të mos ua plotësojë kërkesat, për të cilat ishin pajtuar qëkur kishin nisur punimet në këtë fshat, transmeton Koha.net.
Në fshat shihen një varg dëmesh të krijuara dhe të papërmirësuara, ndërsa mungojnë edhe trotuaret, pasi autostrada ka ndarë në gjysmë fshatin, me çka e ka bërë të vështirë shkuarjen e nxënësve në shkollë.
Madje njëri nga banorët protestues thotë se autostrada e detyroi të mbyllte fermën e tij të lopëve, pasi iu mor pjesa dërrmuese e tokës së punueshme. Ndërsa një tjetër ankohet se kamionët e tonazhit të rëndë ishin të pamëshirshëm edhe ndaj varrezave të fshatit.
Kohavision ka bërë kërkesë në Ministrinë e Infrastrukturës si nënshkruese e marrëveshjes së ndërtimit, por zyrtarët e saj nuk kanë dhënë asnjë përgjigje nëse do t’u dalin në ndihmë këtyre banorëve, kjo pasi drejtori i infrastrukturës ndodhet jashtë vendit.
Në të njëjtën linjë ka vepruar edhe kompania “Bechtel & Enka”, zyrtarë përgjegjës për media nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Për 7 ditë banorët e Babushit kanë bllokuar... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...