AKR shpalos planet për investime në Komunën e Drenasit

1 Dhjetor 2016 - 18:11      

I shoqëruar Behgjet Pacolli, kandidati i AKR-së për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të AKR-së, ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Drenas me vizita në disa fshatra të këtij rajoni.

 

Si pikë strategjike për investime të reja, vizitat filluan nga fshati Krajkovë. Aty Pacolli deklaroi se Drenasi posedon kapacitete natyrore për zhvillim ekonomik. Ai foli për domosdoshmërinë e zhvillimit të bujqësisë si dhe për fuqizimin e prodhimtarisë vendore, transmeton Koha.net.

“Ne si AKR bazohemi në prodhimtari vendore nga lënda e parë e deri tek shitja e produkteve. Në fabrikën e kërpudhave në Drenas do të punojnë mbi 300 punëtorë, ndërsa me Qeverisjen e AKR-së, Kosova do të këtë rritje ekonomike mbi 10%”, ka thënë Pacolli.

Më pas vizita ka vazhduar tek lumi Drenica, me ç ‘rast u njohën për së afërmi edhe me papastërtinë e lumit dhe degradimin që i është bërë natyrës.

Kandidati AKR-së për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi foli për rrezikun i cili ju kanoset qytetarëve të këtij rajoni nga shfaqja e epidemive si pasojë e ndotjes së lumit nga ujërat e zeza.

Në këtë vizitë, Pacolli ju premtoi tregtarëve se Elmi Thaçi do ta ketë përkrahjen e tij të plotë në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes. Lideri i AKR-së theksoi se do të rregullohet edhe infrastruktura dhe do të aplikohen lehtësirat financiare për këto biznese të cilat përballen me vështirësi të ndryshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...