Lladrovci premton 70 milionë euro investime kapitale në Drenas për 5 vjet

30 Nëntor 2016 - 18:52      

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë mbajtur takime të ndara, duke shpalosur para tyre planet për investime në projektet kapitale për komunën e Drenasit.

Veseli theksoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, sado të padëshirueshme, po ndodhin për shkak të dënimeve të padrejta ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, porse sërish do të dëshmohet uniteti dhe fuqia e PDK-së.

Kurse, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, theksoi se shumë projekte nga Qeveria dhe nga investitorë të jashtëm do të vijnë në Drenas për shkak të rrethanave të reja që do të krijohen, lehtësirave dhe për shkak të mikpritjes që do ta ofrojë komuna e Drenasit.

"Në pesë vitet e ardhme, Drenasi do të ketë 70 milionë euro për investime kapitale. Me këto investime do ta përfundojmë çështjen e infrastrukturës dhe nevojat tjera të investimeve. Brenda pesë viteve, po ashtu do ta finalizojmë projektin e ngrohjes për Drenasin dhe funksionalizimin e parkut të biznesit që do të ketë 82 hektarë. Me këto synime, kërkojmë rikonfirmimin e besimit, ashtu si çdoherë që ia keni dhënë PDK-së t'ia jepni sërish. Kemi shumë arsye të jemi krenarë me punën tonë dhe synimet tona", theksoi Lladrovci.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...