30 Nëntor 2016 - 14:06
Dje aksioni ka dalë me sukses në shkollën e mesme “Xhelal Hajda-Toni”, ndërsa sot në shkollën profesionale “Selajdin Mullabazi-Mici”, ku numri i të interesuarve për të dhuruar gjak ishte mjaft i madh.
Albana Gashi, menaxhere për marketing dhe informim pranë EKKTGj, tha se Rahoveci është në hartën e rajoneve që dhurojnë gjak dhe po bëhet një qendër me rëndësi për dhurim të gjakut.
“Pas fshatit Dejnë dhe Ratkoc, aksioni po zgjerohet edhe në zonat tjera të komunës”, shtoi Gashi.
“Ne po planifikojmë që bashkëpunimin ta shtrijmë edhe me institucionin e Komunës, si dhe me komunitetin në nivel komunal. Shpresojmë që të organizojmë një aksion me ardhjen e pranverës, si dhe do të punojmë që Rahoveci të dhurojë gjak edhe në kuadër të festës tradicionale të rrushit, në shtatorin që vjen. Aktualisht QKKTGj qëndron relativisht mirë me doza gjaku, por nevoja për gjak është e çdoditshme dhe ka nevojë që të ketë gjithmonë sasi të caktuara gjaku”, tha ndër të tjera menaxherja Gashi.
Duhet përmendur fakti se aksione për dhurim të gjakut janë organizuar edhe nga individë dhe përfaqësues të komunitetit në disa fshatra të komunës së Rahovecit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...