
30 Nëntor 2016 - 12:53
Gazetari i KTV-së ka kapur disa momente të gëzimit të qytetarëve, të cilët me daulle po festojnë këtë vendim të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se trajtimi ligjor për këtë komunë do të jetë i veçantë dhe banorët për shkak të dëmeve nga eksploatimi do të përfitojnë edhe financiarisht si kompensim. Me këtë projektligj, me të cilin është marrë edhe kryeparlamentari Veseli, është krijuar baza juridike që banorët përveç tjerash t’i gëzojnë edhe disa të mira të domosdoshme për ta në formë të kompensimit për dëmin që u shkaktohet atyre.

Sipas memorandumit shpjegues, qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i zonës së Obiliqit dhe rreth tij si zonë me status të veçantë mjedisor, pastaj përcaktimi i masave adekuate për krijimin e kushteve për një jetë më cilësore dhe më dinjitoze për banorët e kësaj zone të rrezikuar.
Në nenin 9 të këtij projektligji sqarohet pjesa e mjeteve financiare të dedikuara për Zonën e Veçantë, për të cilin qeveria do të ndajë një grant të përhershëm, i cili do të menaxhohet nga komuna e Obiliqit dhe ministria e Financave.
Në pikën 3, të nenit 9, thuhet se Granti për Zonën e Veçantë sigurohet përmes ndarjes së 20 për qind të mjeteve që qeveria i inkason në emër të eksploatimit të thëngjillit të kësaj zone nga operatori ekonomik (tantiema).
Gjithashtu, me këtë ligj obligohet edhe ministria e Shëndetësisë të krijojë shërbime shtesë në këtë zonë. Ndërsa, banorëve të kësaj zone do t’iu ofrohet edhe energji elektrike me një kuotë më të ulët, duke zbatuar dispozita “mutatis mutandis” me ato të kategorive sociale.
Projektligji për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij ka trajtim afirmativ dhe preferencial, duke krijuar lehtësira të vazhdueshme për popullatën e kësaj Zone të Veçantë të Obiliqit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...