Kërkohet hetim për dështimin e projektit për tabelat me emra rrugësh në Prizren

30 Nëntor 2016 - 11:33      

Prizren, 30 nëntor – Prizreni mbaron vitin pa e funksionalizuar sistemin e ri të adresave.

Kështu drejtues të Degës së NISMA-s në Prizren i kanë bërë thirrje organeve të ndjekjes që të autorizojnë hetimet lidhur me tenderin për vendosjen e tabelave me emrat e rrugëve në Komunën e Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ata kanë shprehur dyshimin se ky aktivitet i prokurimit është anuluar disa herë me qëllim që të favorizohen operatorët e afërt me pushtetarët lokalë.

“Prizreni është e vetmja komunë në Kosovë, e cila deri tashti nuk i ka vendosur tabelat me emra rrugësh. Ky tender është anuluar disa herë, ngase tentohet të kurdiset në favor të grupeve parapolitike, të partisë në pushtet. Prandaj ky duhet të jetë një alarm për Prokurorinë e Prizrenit, që të hetojë se pse për herë të tretë anulohet ky tender”, ka thënë kryetari i degës së NISMA-s në Prizren, Zafir Berisha. Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka vlerësuar se ka dyshime të bazuara për favorizim të firmave të caktuara, prandaj sipas tij duhet të veprojnë edhe organet e sistemit të drejtësisë.

Nga ana tjetër shefi i Zyrës së informimit i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka theksuar se Komisioni komunal e ka rrumbullakuar punën rreth emërtimit të rrugëve, por se për ekzekutimin e tij nevojitet ndjekja e procedurave tenderuese... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...