Foto: Koha

Kontraktohet operatori fitues i tenderit të tretë për Lumëbardhin në Pejë

30 Nëntor 2016 - 10:01      

Pejë, 30 nëntor – Ka përfunduar historia e tenderimit për projektin e ndërtimit të murit mbrojtës të Lumëbardhit dhe shëtitores përgjatë tij në qytetin e Pejës, pas një vit e gjysmë procedura të zvarritura për arsye të ndryshme, ndër to edhe shkelje të Ligjit të prokurimit publik.

Xhemë Berisha, menaxher i Zyrës së Prokurimit në Pejë, ka konfirmuar se komuna ka lidhur kontratë javën e kaluar me operatorin e shpallur fitues në tenderin e tretë, konsorciumin “N.T.SH Lindi & Rexha SH.P.K”, të cilin e kishte propozuar për fituese në fund të muajit shtator, por për shkak të ankesës së një operatorit është shtyrë nënshkrimi i kontratës për më tepër së një muaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Operatori i kontraktuar kishte ofruar çmimin më të lirë, 883 mijë e 669 euro, bazuar në dokumentin e tenderit të shpallur.

Vlera e parashikuar e kontratës për tri vite; 2016, 2017 dhe 2018 për këtë fazë të projektit ka qenë 1 milion e 366 mijë euro. Financimi i këtij projekti, sipas drejtorit komunal të Financave, Jeton Abazaj, bëhet komplet me mjete nga të hyrat vetjake... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...