Foto: Koha

Opozita në Lipjan akuzon komunën për pranim të projektit jashtë parametrave

30 Nëntor 2016 - 09:33      

Lipjan, 30 nëntor – Komuna e Lipjanit i ka pranuar teknikisht punimet në shtratin e lumit Sitnica me gjatësi prej më shumë se 4 kilometra, derisa projekti nuk është realizuar sipas kontratës së nënshkruar.

Shtrati i lumit është thelluar prej një metër e gjysmë, ndërkaq në projekt saktësohet se thellësia duhet të bëhej 3 metra, në mënyrë që fshatrat përreth qytetit të mos kenë telashe me vërshime gjatë reshjeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar opozita, qytetarët dhe shoqëria civile, ndërkohë zyrtarët komunalë janë arsyetuar se ka qenë e panevojshme thellësia e shtratit të lumit prej 3 metrash.
Kushtrim Salihu, menaxher i këtij projekti në Komunën e Lipjanit është arsyetuar se projekti është ndryshuar.

“Është bërë pranimi teknik i projektit të lumit Sitnica me një gjatësi prej 4- kilometrash. Sipas projektit është dashur të thellohej 3 metra, mirëpo për shkak se ujërat nuk kanë lëvizur siç duhet, atëherë jemi detyruar ta ndryshonim projektin dhe ta thellonim rreth një metër e 70 centimetra. Këto ndryshime i kemi përfshirë edhe në raportin e punës i cili është publikuar edhe para këshilltarëve të KK-së”, ka thënë Salihu. Sipas tij, shtrati i lumit është zgjeruar disa metra më shumë derisa nuk janë prekur parcelat private të qytetarëve, ndërkaq shpjegon se fshatrat përgjatë tij, në të ardhmen nuk do të kenë telashe me vërshimet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...