Dështon protesta e fermerëve podujevas të mjedrës

30 Nëntor 2016 - 09:06      

Podujevë, 30 nëntor - Protesta e organizuar nga fermerë të mjedrës, të cilët ankohen se iu shitën nga Kompania Agroprodukt Commerce (APC) fidanët e sëmurë, nuk është mbajtur për shkak të pjesëmarrjes së vogël të tyre.

Njëri prej tyre shpreh dyshimin se zyrtarët komunalë kanë ndikuar te disa fermerë që të mos mblidheshin para objektit të saj, ku ishte planifikuar të mbahej protesta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Habib Mekolli thotë se në ditën kur ishte caktuar të mbahej kjo protestë, të gjithë kishin shprehur gatishmëri për këtë. Të martën nga rreth 100 fermerë sa e kanë të njëjtin problem me fidanët e mjedrave, ishin mbledhur vetëm 10.

Problemet e rreth 100 fermerëve të mjedrës që fidanët i kishin blerë të kompania APC, kanë nisur në pranverë të këtij viti, kur fidanët nuk ishin nxënë të gjitha. Problemet ishin shtuar kur gjatë sezonit ato kishin filluar edhe të thaheshin dhe frutat i kishin të dobëta... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...