Foto: Koha / ilustrim

Gecaj: Vetëvendosje kritikon “Pronton”, ndërsa bën të njëjtën gjë vetë

30 Nëntor 2016 - 08:35      

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, që vjen nga radhët e LDK-së dhe që është një prej më të zëshmëve në raport me kritikat ndaj qeverisjes komunale në Prishtinë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar kritika të reja ndaj këtij subjekti politik dhe kësaj qeverisjeje.

Gecaj thotë se “deri sa gojën e kanë përplot kritikë për aferën “pronto”, strukturat e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) në Komunën e Prishtinës bëjnë po të njëjtën, por në nivelin lokal; pra, aty ku gabimisht ju është dhënë mundësia”, raporton Koha.net.

“Gjatë vitit 2015 ishin angazhuar 276 zyrtarë (siguruar nga regjistri i furnitorëve) të cilët janë paguar në vlerë prej 463,849€, me kontrata për shërbime të veçanta. Prej tyre, 31 janë angazhuar në një projekt në mes komunës dhe HELVETAS dhe 53 punojnë në kuzhina dhe shërbim të ushqimit për institucionet parashkollore, kurse pjesa tjetër prej 192 është e angazhuar në programet e përhershme të punës si ofiqarë, inspektorë, zyrtarë të lartë, regjistrues, anketues etj. dhe kjo pa ndonjë procedurë të rekrutimit apo prokurimit. Punësimi i tyre është bërë në kundërshtim me nenin 31 dhe 35 të Rregullores për Shpenzimin e Parasë Publike 01/2013, pasi që nuk ka dëshmi se komuna ka plotësuar formularin i cili specifikon se është zhvilluar testi i marrëdhënies së punës, si dhe dëshmi mbi përzgjedhjen e tyre sipas procedurave të zakonshme të prokurimit. Gjithashtu, dosjeve ju mungojnë dëshmitë për pagesën e obligimit ndaj ATK-së, deri në fund të vitit, kur komuna ka filluar ketë obligim ta proceson direkt në llogarinë e ATK-së”, ka thënë ai, duke i bazuar këto të dhëna në raportin e Auditorit të Përgjithshëm..

“1. Në katër raste kontratat ishin nënshkruar pasi që punëtorët kishin filluar punën, dhe 18 raste tjera, angazhimi i tyre ka vazhduar me tepër se 6 muaj; dhe 2. Në nëntë raste, nga shërbimet kontraktuale ishin paguar shërbyes civil të komunës për angazhimin në projekte të ndryshme të ekzekutuar nga komuna në vlerë 1,500€, në kundërshtim me nenin 80 të LMFPP”, thotë më tej Gecaj.

“Amerikanët thonë “a leader is one who leads by example” (lider është ai i cili udhëheqë me shembull personal), ndërsa LAV-istët kanë provuar tanimë se po t'u epet pushteti do ta shkelin me të dy këmbët”, ka përfunduar Gecaj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...