Veseli sërish në fushatë për Drenasin

29 Nëntor 2016 - 20:11      

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga Ramiz Lladrovci, kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit, kanë takuar qindra qytetarë në takime të ndara për të shpalosur para tyre vizionin qeverisës dhe projektet kapitale për Komunën e Drenasit, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Kadri Veseli tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas kanë ardhur si pasojë e dënimeve ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, por siç tha ai, askush nuk mund ta dëmtojë Drenicën dhe Drenasin.
"Ata që e kanë sfiduar Drenicën, ata që e kanë sfiduar Drenasin edhe kësaj radhe, më 4 dhjetor, do ta marrin përgjigjen e merituar, ku kryetari i ri, Ramiz Lladrovci, do të shënojë fitore të thellë me mbi 80 për qind", tha Veseli.

Ai tha se me Ramiz Lladrovcin kryetar, komuna e Drenasit do të ketë zhvillim edhe më të madh ekonomik.
"Më 4 dhjetor, në mënyrë të dinjitetshme, ashtu si di Drenica, dilni në zgjedhje të gjithë dhe votoni e festoni fitoren e fuqishme, fitoren e cila do t'ju japë përgjigje të gjithë atyre që tentojnë ta dëmtojnë Ushtrinë Çlirimtare dhe Partinë Demokratike të Kosovës", tha Veseli.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka siguruar banorët e komunës së Drenasit se do të jetë afër tyre dhe do të kujdeset që përveç investimeve nga buxheti i komunës, të sjell në Drenas edhe shumë projekte nga Qeveria dhe nga investitorë të jashtëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...