Klina “dënon mos votuesit e PDK-së në Gjurgjevik të Madh” [video]

29 Nëntor 2016 - 19:23      

Ndonëse shumica e rrugëve në fshatin Gjurgjevik të Madh në Klinë u asfaltuan këtë muaj, fatin e njëjtë nuk e patën edhe rrugët në lagjen Shala dhe katër lagje të tjera përreth, raporton KTV.

Banorët i ka indinjuar shumë ky fakt dhe akuzojnë Komunën që udhëhiqet nga PDK-ja, se i anashkaloi shkaku se nuk e votuan në zgjedhjet komunale të vitit 2013.

Thonë se përkrahin partitë tjera, Vetëvendosjen e LDK-në dhe se për këtë shkak, siç theksojnë ata, kanë mbetur të harruar nga qeverisja aktuale.

Ankohen se gjendja e rrugëve është e rëndë, gjë që po u shkakton vështirësi në qarkullim.

Më së keqi, banorët thonë se e kanë fëmijët, sidomos në stinën e dimrit kur rruga bëhet e pakalueshme. Mirëpo, zyrtarët komunalë në Klinë mohojnë pretendimet e banorëve. Gashi thotë se asfaltimi i këtyre rrugëve pritet të përfundojë vetëm në pranverën e vitit të ardhshëm.


Klina “dënon mos votuesit e PDK-së në... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...