Konferencë informuese në Gjilan për MSA-në

29 Nëntor 2016 - 15:22      

Gjilan, 29 nëntor - Në Gjilan sot është mbajtur konferenca e parë informuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e organizuar nga Instituti për Studime Politike dhe Grupi për Studime Politike dhe Juridike, në mbështetje të Ambasadës së Holandës në Kosovë dhe të Komunës së Gjilanit.

Me këtë rast u dhanë informacione të hollësishme për këtë marrëveshje, për obligimet e Kosovës ndaj saj, por edhe për rolin e komunave në përmbushjen e objektivave të cilat përbëjnë lehtësim të zbatimit të marrëveshjes gjatë të ardhmes, transmeton Koha.net.

“Është ngjarja më e mirë dhe më e madhe që Kosova ka pasur, shpallja pavarësisë, ndërkaq integrimet europiane janë rruga e vetme e saj”, tha në këtë konferencë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Me fjalën e tyre janë paraqitur edhe drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, që njëherit ka kryesuar këtë konferencë, Leonora Kryeziu, pastaj Felix Rathje, nga zyra e BE-së, Venera Ramaj nga Ambasada e Holandës në Kosovë, Arjeta Meraj hulumtuese nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Jeton Karaçica në Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe të tjerë.

Në këtë takim kanë merrnin pjesë zyrtarë të komunave të regjionit të Gjilanit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...