29 Nëntor 2016 - 15:07
Simpatizantë dhe përkrahës të Aleancës Kosova e Re ishin mbledhur për ta mirëpritur presidentin Pacolli dhe për të përkrahur kandidatin e partisë për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi.
Me këtë rast në fjalën e tij përshëndetëse presidenti i AKR-së i ka falënderuar të gjithë simpatizantët e pranishëm për përkrahjen e dhe besimin e tyre në suksesin e Aleancës Kosova e Re.
“Me ardhjen e AKR-së në Drenas, do të ndryshojë raporti mes politikanit dhe qytetarit”, ka thënë Pacolli. Ai ka shtuar se përveç qeverisjes me sinqeritet, transparencë dhe duar të pastra, për AKR-në qytetari është në rend të parë.
Pacolli para qytetarëve të Drenasit ka thënë se është detyrë e çdo politikani që të jetë në shërbim të qytetarit dhe jo anasjelltas.
Duke folur për sakrificat e shumta të qytetarëve të Kosovës, Pacolli ka thënë se Drenasi ka nevojë për një njeri që rri afër qytetarëve të vet dhe që nuk i braktis ata për të jetuar diku tjetër.
“Ky vend ka nevojë për punë dhe për njerëz të dëshmuar që kanë kontribuar së paku për familjet e tyre, dikush që e do punën dhe perspektiven, e ai njeri është Elmi Thaçi”, ka shtuar Pacolli.
Ndërsa kandidati i Aleancë Kosova e Re për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi, në fjalën e tij para qytetarëve ka thënë se shpresa e vetme për Drenasin është AKR-ja dhe vizioni i Presidentit Behgjet Pacolli për zhvillimin ekonomik të Drenicës.
Në hapjen solemne të fushatës elektorale në Drenas, Thaçi ka thënë se AKR-ja do t’i realizojë të gjitha projektet e parapara për këtë Komunë. “Brenda 6 muajve këtu në zemër të Drenicës, AKR-ja dhe vizioni i saj ekonomik do t’i punësojë mbi 320 qytetarë në fabrikat e Krajkovës, ndërsa pagën e Kryetarit të Komunës do t’ia dhuroj 10 studentëve që i kanë kushtet e vështira ekonomike”, ka pohuar Thaçi.
Ai ka kërkuar nga drenicakët që ta votojnë AKR-në dhe programin e saj ekonomik, i cili garanton mirëqenie dhe ngritje të standardit jetësor për qytetarët e Kosovës.
Tubimi më pas ka vazhduar me fjalime edhe nga Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri si dhe koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, Mirlindë Gashi, të cilët kishin ardhur për ta përkrahur kandidatin e AKR-së për kryetar të Drenasit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...