Foto: Koha

Ngec në rrugët e papastruara nga bora zyrtari për mirëmbajtjen e rrugëve [foto]

29 Nëntor 2016 - 13:11      

Ndonëse të gjitha komunat kanë të kontraktuara kompani të shumta për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës së dimrit, ato sot nuk janë parë askund nëpër rrugë.

Fillimisht u raportua për aksidente të shumta që ndodhën nëpër rrugët e kryeqytetit, më pas erdhën njoftime edhe për bllokim të rrugëve magjistrale në vend.

Lexues të Koha.net kanë bërë me dije se edhe rruga magjistrale Gjilan – Prishtinë, gjegjësisht fshati Llabjan, komuna e Gjilanit, është bërë pothuajse e pakalueshme si pasojë e ngricave.

Në fotot që i kanë dërguar në redaksinë e Koha.net, ata kanë vërtetuar se në mesin e personave që ka ngec në këtë rrugë është edhe Qemajl Januzi, zyrtar i lartë në Ministrinë e Infrastrukturës, gjegjësisht përgjegjës për Mirëmbajtjen e Rrugëve.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...