Foto: Koha / ilustrim

KMDLNJ kritikon Komunën e Prishtinës: S’është arsye “bora na zuri në befasi”

29 Nëntor 2016 - 10:51      

Pas reshjeve të borës dhe vështirësive të shkaktuara në komunikacion si pasojë, ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke kërkuar nga komuna e Prishtinës të ndërmerr masa të menjëhershme në mënyrë që të normalizohet qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve sikur edhe të thërret në përgjegjësi kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte dimërore.

Në reagimin e KMDLNJ-së, thuhet se bora e parë që ra në Prishtinë, ndonëse ishte me sasi të vogla, e zuri në “befasi” komunën e Prishtinës e cila u tregua e papërgatitur për të siguruar një trafik normal në mëngjesin e 29 nëntorit.

“Nga temperaturat e ulëta, era e ftohtë edhe kjo sasi simbolike e borës ua vështirësoi qarkullimin shumë automjeteve, kamionëve, autobusëve, taksive por edhe këmbësorëve duke shkaktuar shumë tollovi në lagjen Kodra e Trimave, Veterrnik, Rruga B përkatësisht rrugën “Enver Maloku”, lagja e Vreshtave, të Kolovicës, lagjen e Spitalit sikur edhe në Arbëri. Shtresa e hollë e akullit mbi të cilën kompanitë e kontraktuara nga komuna e Prishtinës nuk kishin hedhur krip apo rërë, shkaktuan një kaos në trafik duke shkaktuar vonesa të shumta në punë, në shkollë si dhe vështirësi në lëvizjen e të sëmurëve që kishin nevojë për ndihmë mjekësore”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së, raporton KTV.

Ky Këshill kërkon nga komuna e Prishtinës të ndërmerr masa të menjëhershme në mënyrë që të normalizohet qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve sikur edhe të thërret në përgjegjësi kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte dimërore sikur të kërkojë përgjegjësi nga zyrtarët komunalë që nuk intervenuan me kohë dhe me mjete të nevojshme.

“Askush nuk mund të arsyetohet se ‘jemi zënë në befasi’ dhe se bora ka rënë përkundër parashikimeve tona dhe duhet të vendoset një rregull dhe një standard për mirëmbajtjen e rrugëve pavarësisht se kush do ta udhëheq komunën e Prishtinës. Qytetarët paguajnë taksa për shërbime sikur edhe taksa për rrugë prandaj duhet t’i marrin këto shërbime me kohë dhe në përputhje me nevojat e tyre”, thuhet në reagimin e KMDLNJ. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...