Shkolla Ekonomike e Pejës me linja të teknologjisë ushqimore

29 Nëntor 2016 - 12:22      

Pejë, 29 nëntor – Shkolla e mesme ekonomike “Ali Hadri” e Pejës me mbështetjen e programit austriak “ALLED”deri në fund të muajit dhjetor do të bëhet me tri vija prodhuese të teknologjisë ushqimore, për aftësimin dhe ngritjen profesionale të nxënësve të drejtimit bujqësor të kësaj shkolle.

Në këto vija prodhuese, siç thotë drejtori komunal i Arsimit, Besim Avdimetaj, nxënësit do të mësojnë për përpunimin e qumështit, të reçelit dhe të frutave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa gjatë ditëve të ardhshme në shkollë priten të sillen edhe kosheret më bletë për aftësimin e nxënësve në fushën e bletarisë.

Këtë vit shkollor është ngritur në hapësirën afër shkollës edhe një serrë e dhuruar nga austriakët si edhe është ndërtuar fidanishtja, ndërkaq javën e shkuar nxënësit mbollën edhe fidanët e parë të mollës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...