
29 Nëntor 2016 - 10:48
Për nëntë muaj të këtij viti, sipas raportit financiar, Komuna e Podujevës ka harxhuar 1,400 euro, ose 1300 për qind më shumë se vjet kur kishte shpenzuar 100 euro për periudhën e njëjtë. Por, ka shpenzuar 58 për qind më pak për botime e publikime, shkruan sot “Koha Ditore”.
Më pak se vjet ka shpenzuar edhe për dreka zyrtare për 69 për qind dhe shpenzimeve të vendimeve të gjykatave për 45 për qind. Sipas raportit financiar janar-shtator 2016, Komuna e Podujevës për disa kategori ka shpenzuar më shumë mjete se vitin e kaluar për po të njëjtën periudhë, e për disa të tjera ka shpenzuar më pak.
Për shpenzimet e udhëtimit zyrtar jashtë vendit sivjet zyrtarët, komunalë kanë harxhuar 2,232 euro, ose 51 për qind më pak se vjet. Më pak ka shpenzuar edhe për mëditjet e udhëtimit zyrtar jashtë vendit 1,924 euro ose 54 për qind më pak se vjet, për akomodimin në udhëtimet zyrtare jashtë vendit 876 euro, ose 34 për qind më pak dhe për shpenzime të tjera të udhëtimit zyrtar jashtë vendit 694 euro, ose 74 për qind më pak.
Pak më të vogla se vjet janë shpenzimet telefonike, gjithsej 6,474 euro, ndërsa i kanë rritur 100 për qind shpenzimet e telefonisë mobile 6,738 euro, kurse në 2015 ato ishin 3,336 euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...