Foto: Koha

Pejanët, të painteresuar për punën e shërbimeve komunale

29 Nëntor 2016 - 10:22      

Pejë, 29 nëntor – Çdo ditë punë në tri ndërtesat e komunës hynë e dalin për punë të ndryshme me dhjetëra qytetarë të Pejës dhe shumicës së tyre duket se nuk u bien në sy kutitë e ankesave të vendosura në hyrje të objekteve.

Me mbishkrime në tri gjuhë, ato kuti kot presin ndonjë letër ankuese, kritikuese, sugjeruese apo lavdëruese për punën e drejtorive komunale. Gjatë javës së kaluar KD-ja ka kontaktuar në hyrjet e tri objekteve 20 qytetarë për kutitë e ankesave dhe shumica prej tyre pohonin se as që u kanë rënë në sy ato, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje kishte edhe qytetarë të tillë që kishin menduar se ato janë kuti postare për hedhje letrash kur ia dërgon dikujt.

Kutitë janë vendosur para më tepër se gjashtë vjetësh nga komuna bashkë me shoqërinë civile. Nga shoqëria civile kanë qenë edhe përfaqësues të organizatës joqeveritare “Syri i Vizionit”. Drejtori i kësaj organizate, Veton Mujaj, thotë se kur janë vendosur kutitë është krijuar edhe një komision që merrej me ankesat e qytetarëve që hidheshin në kuti.

“Interesimi nuk ka qenë as atëherë i madh, por megjithatë e dinim që kush i ka çelësat e kutive dhe thirreshim kur hapeshin ato, edhe pse pak letra gjendeshin në to. E ka tri-katër vjet që ato kutia për nesh si pjesë e shoqërisë civile nuk ekzistojnë edhe pse gjenden aty. Nuk kam dëgjuar që ato kuti janë hapur këto vite të fundit”, thotë Mujaj.

Edhe në kabinetin e kryetarit pohojnë nevojën e ngritjes së komunikimit të qytetarëve me institucionet komunale përmes kësaj forme, më të cilën, sipas shefit të kabinetit të kryetarit, Durim Sheremeti, institucionet komunale të mund të reagojnë ndaj problemeve që hasin qytetarët çdo ditë gjatë marrjes së shërbimeve në drejtoritë komunale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...