
29 Nëntor 2016 - 08:49
Sipas tyre, komuna me këtë rast e ka keqpërdorur edhe buxhetin e taksapaguesve të këtij vendi derisa janë furnizuar me lopë aktivistët më të dalluar të partive në pushtet (LDK, AAK), shkruan sot “Koha Ditore”.
“Si qytetarë apo si fermerë të kësaj komune jemi shumë të dëmtuar nga sëmundja gungore, ndërkohë patëm marrë premtime nga komuna se do të bëhej kompensimi për të gjithë. Mirëpo tashti janë shpërndarë 88 krerë lopë nga subvencionet e komunës dhe shumë prej nesh, të cilët jemi ankuar në komunë, nuk kemi mundur t’ishim përfitues.
Për 88 krerë lopësh kanë përfituar 45 qytetarë nga 2 lopë, ndaj kjo është shumë shqetësuese, sepse në komunë kemi aplikuar afro 100 veta, kështu që ka qenë më e drejtë të përfitonim të gjithë nga një pavarësisht ngjyrimeve politike”, është ankuar një fermer, i cili nuk deshi t’i përmendej emri.
Ndërkaq, Burim Bajrami, përfaqësues nga Departamenti i bujqësisë në PDK, thotë se shpërndarja e lopëve është bërë mbi baza partiake dhe familjare, ndërkohë janë anashkaluar aktivistët e subjekteve të tjera opozitare“.
Nga ana tjetër, Ismet Vranovci, drejtor i Bujqësisë i Ferizajt i ka hedhur poshtë kritikat e fermerëve dhe të opozitës, duke sqaruar se të gjithë ata të cilët i kanë përfituar kriteret kanë qenë përfitues në këtë projekt të komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...