Limaj: Ndryshimi i Drenasit bëhet me Isa Xhemajlajn

28 Nëntor 2016 - 16:14      

Nisma për Kosovën hapi fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit.

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, tha se qytetarët e Drenasit janë lodhur nga keqqeverisja dhe nga mos mbajtja e premtimeve dhe se ndryshimi vjen vetëm përmes tij, pasi që Drenasi ka nevojë për kryetar që është në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa, Jakup Krasniqi tha se Drenasi do të përfitojë nga zgjedhja e Isa Xhemajlaj pasi që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Po ashtu ai tha se “me kandidatin Xhemajlaj nuk do të ketë ndasi të qytetarëve ‘se këta janë tanët dhe këta janë të huaj”, raporton KP.

Kurse, kryetari i Nismës Fatmir Limaj tha se ndryshimi i Drenasit është Isa Xhemajlaj dhe se ky do të jetë kryetarë i të gjithë qytetarëve të Drenasit.

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor ndërsa KQZ-ja ka vendosur vetëm pesë ditë fushatë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen pas dorëheqjes së Nexhat Demakut nga pozita e kryetarit pasi që ai është dënuar për krime lufte.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...