Gjilani ia dedikon këtë 28 Nëntor, Idriz Seferit

28 Nëntor 2016 - 15:31      

Gjilan, 28 nëntor 2016 – Komuna e Gjilanit festën e 28 Nëntorit ai dedikon Idriz Seferit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Këtë 28 Nëntor të madh, Komuna e Gjilanit ia dedikon kryengritësit të madh të shqiptar, kolosit Idriz Seferi. Nga ky nëntor, deri në nëntorin e ardhshëm, ne do t’ia kushtojmë këtij kolosi dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij. Do të kërkojmë fakte, do të kërkojmë dëshmi, do ta zbardhim edhe më shumë historinë e tij dhe të luftëtarëve të tij, do ta bëjmë rivarrimin e tij në varrezat e dëshmorëve dhe do ta ndërtojmë shtatoren e tij në qendër të Gjilanit”, ka thënë Haziri, transmeton Koha.net.

Ai tha se do t’i bëjnë nderimet më të mëdha sepse u bënë mbi 100 vjet Pavarësi e edhe më tutje ky kolos i madh nuk është në vendin e merituar të historisë dhe të lavdisë.

“Ai, me krismën e tij dhe me kryengritjen e ka bërë, jo vetëm çlirimin e Gjilanit, por edhe të kryeqytetit të Vilajetit të Kosovës në atë kohë, që ka qenë Shkupi”, tha Haziri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...