Haziri: Të rënët për lirinë e Kosovës më meritorët që ne kremtojmë këtë ditë të bardhë

28 Nëntor 2016 - 13:47      

Gjilan, 28 nëntor 2016 – Komuna e Gjilanit, me homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ka nisur aktivitetet e shumta për nder të 28 Nëntorit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Lutfi Haziri, pasi ka uruar të gjithë shqiptarët, ka thënë se sot po nderohen të gjithë ata që janë më meritorët, dëshmorët, heronjtë, martirët dhe viktimat, të cilët u sakrifikuan për këtë ditë të bardhë.

“Uroj të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë këtë festë të madhe të 28 Nëntorit. Ne sot nderojmë të gjithë ata që janë më meritorët, dëshmorët, heronjtë, martirët dhe viktimat, të cilët u sakrifikuan për këtë ditë të bardhë. Gjilani dhe Anamorava në këtë përvjetor të madh, përveç kryengritjes së madhe të Idriz Seferit, shënon edhe përvjetorin e rëndë të masakrës së Gjilanit dhe kryengritjes së Mulla Idriz Gjilanit”, tha Haziri.

“Ne do të vazhdojmë t’i përmbyllim këto përvjetore të mëdha, në mënyrë që historia të zbardhet mbi veprën e këtyre patriotëve të mëdhenj, në mënyrë që qytetarët të jenë sa më të njoftuar me aktin sublim. Në këtë ditë të bardhë, uroj vërtetë të ketë harmoni dhe çdo të mirë në çdo familje shqiptare”, ka shtuar Haziri.

Më pas, kryetari i Gjilanit me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe para lapidarit të Agim Ramadanit, tek dëshmorët Nuhi Beridha e Rexhep Mala dhe tek busti i Alban Ajetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...