28 Nëntor 2016 - 13:10
Të hënën para ambientet e Komunës së Klinës është ngritur flamuri kombëtar nën intonimin e himnit kombëtar ndërsa me pas janë bërë homazhe dhe vendosur kurora lulesh të shtatorja e komandantit Mujë Krasniqi- Kapuçi dhe të varrezat e dëshmoreve të “ Kodra e Kuqe”.
Është mbajtur edhe seancë solemne në të cilën është thënë se kjo është ndër festat me të mëdha kombëtare të popullit shqiptar. Kanë folur kryesuesi i Kuvendit të Komunës Haxhi Ibishi dhe nënkryetari i Komunës Enver Berisha, sipas të cilëve në ketë ditë kujtojmë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe datëlindjen e komandantit të UÇK-së Adem Jashari.
Aktivitetet kanë nisur ditën e premte me lojna sportive. Çmimi i madh i edicionit të dytë të ekspozitës “ArtKlina 2016” e ka marrë piktorja nga Klina, Sanije T. Dreshaj-Zenunaj. Janë zhvilluar edhe finalet në futboll në konkurrencën e femrave dhe meshkujve. Aktivitetet janë organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...