Kandidatët për kryetar të Drenasit bëjnë fushatë tek Memoriali i Jasharajve

28 Nëntor 2016 - 12:18      

Kandidatët për kryetar të komunës së Drenasit, kanë shfrytëzuar 28 Nëntorin dhe homazhet tek kompleksi memorial “Adem Jashari”, për të bërë fushatë.

Xhavit Drenori, kandidat i pavarur tha se kanë vendosur që fushatën ta fillojnë pikërisht tek kompleksi i Jasharajve, duke u betuar që amanetin e të rënëve për liri, ta jetësojnë me një qeverisje të mirë për Drenasin.

“Me që rastisi sot hapja e fushatës zgjedhore në Drenas me 28 Nëntor, ne me ekipin tonë vendosëm që në këtë datë të shënuar, fushatën pikërisht ta bëjmë tek Kompleksi i Jasharajve, meqë lidhen tri data të rëndësishme të historisë së kombit tonë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit Adem Jashari si dhe dalja publike në skenë e UÇK-së. Jemi këtu të përulemi para veprës dhe sakrificës sublime të komandantit legjendar dhe familjes së tij dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve të luftës brez pas brezi dhe për tu betuar se amanetin e tyre për bërjen e shtetit do ta vazhdojmë me një qeverisje të mirë në Drenas”, tha ai.

Edhe Vehbi Berisha, kandidat nga Partia “Fjala” tha se ka vendosur që fushatën ta hap tek kompleksi “Adem Jashari”, pasi që nga ky vend frymëzohet për të vazhduar më tej.

“Unë sot e bëra hapjen e fushatës në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz. Për shkak se ky vend është frymëzim për ne dhe nga ky vend kanë filluar të gjitha ndryshimet e mëdha të kombit tonë, e cila u kurorëzua me Republikën e Kosovës me shpalljen e pavarësisë së vendit. Ajo çka duhet me thanë, sepse nga ky vend gjithmonë marrim frymëzim për të vazhduar tutje me vizionin e ri dhe kështu që ne frymëzohemi me ndryshime të reja direkt nga kompleksi memorial Adem Jashari”, tha ai.

E kandidati i PDK-së, për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci tha se në këtë ditë të shenjtë, kujtojnë sakrificën e gjeneratave ndër shekuj.

“Në këtë ditë të shenjtë kujtojmë sakrificën e gjeneratave ndër shekuj. Vetëm unik e të bashkuar mund ta çojmë këtë vend përpara. Ju uroj festat e nëntorit”, tha ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...