Familja Sadiku në Podujevë tash 12 vjet në ankth nga telat e rrymës mbi kulm [video]

27 Nëntor 2016 - 21:22      

Banorët e rrugës “Dëshmorët” në Podujevë thonë të jenë në hall të madh pothuajse që nga paslufta.

Agim Sadiku thotë se e gjitha ka nisur në vitin 2002 kur disa persona, që ai i identifikon si gjeodetë të Komunës së Podujevës, kishin shkuar për t’i vendosur pikat se ku do të vendoseshin shtyllat e metalta të lartpërçuesve.

Banorët thonë se shtëpia ishte ndërtuar në vitin 1980, ndërsa telat ishin vendosur 23 vjet më vonë, në 2003-n.

Në anën tjetër, institucionet përgjegjëse vetëm e kanë bartur përgjegjësinë te njëri-tjetri, duke e shfajësuar veten.

Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, thotë se projekti është bërë në dobi të KEK-ut dhe se ai duhet të bartë edhe përgjegjësitë për këtë.

Por, zyrtarët e KEK-ut kanë thënë se edhe pse tash kjo çështje nuk i përket kësaj korporate, në kohën sa ka qenë në kompetencë të saj, gjithherë janë respektuar ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Kurse, zyrtarët e KOSTT-it thonë se ky projekt është trashëguar nga koha kur përgjegjës ka qenë KEK-u.


Familja Sadiku në Podujevë tash 12 vjet në... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...