27 Nëntor 2016 - 20:16
Kjo për faktin se komuna, pa posedimin e mjeteve të nevojshme, ka nisur implementimin e disa projekteve kapitale.
Pasi nuk ka mundur t’i paguajë kompanitë për punët e kontraktuara, ato e kanë paditur duke e zhytur kështu në borxh komunën.
Zyrtarë financiarë të kësaj komune thonë se një problem të tillë e kanë trashëguar nga ish-qeverisja e udhëhequr nga Shukri Buja i PDK-së.
Por, ish-kryetari i Lipjanit, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, Shukri Buja, nuk e sheh aq problem të madh këtë borxh.
Sipas tij, Komuna për mospunën e saj po thirret në ato projekte, të cilat kanë mundur të vazhdohen ose të ndërpriten, në mënyrë që të mos hyjë në borxhe.
Sipas drejtorit të Financave, Komuna me shumë vështirësi ka arritur të paguajë për procese gjyqësore një shumë prej katër milionë eurosh, ndërsa i detyrohet Gjykatës edhe tre milionë euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...