Foto: Koha / ilustrim

DNV bëhet gati për të vëzhguar zgjedhjet në Drenas

27 Nëntor 2016 - 13:07      

Koalicioni i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) dëshiron të njoftoj për fillimin e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, të cilat do të mbahen më 4 dhjetor 2016.

Me këtë rast, DnV riafirmon përkushtimin e vet për të rritur integritetin e zgjedhjeve, demokratizimin e mëtejshëm të vendit dhe rritjen e stabilitetit në tërësi.

“Ne shpresojmë që të kontribuojmë në transparencën, besueshmërinë dhe gjithëpërfshirjen në procesin zgjedhor, përmes vlerësimit tonë të paanshëm dhe objektiv”, thuhet në komunikatën e DnV-së.

Misioni i DnV-së do të përbëhet nga 83 vëzhgues të cilët do të angazhohen gjatë ditës së zgjedhjeve. Në përbërje të misionit do të ketë edhe vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve, të cilët qysh nga dita e nesërme do të përcjellin fushatën zyrtare të zgjedhjeve e deri në momentin e fillimit të heshtjes zgjedhore.

Përmes komunikatave të rregullta për media, gjatë ditës së zgjedhjeve publiku do të informohet lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e votuesve. DnV do të përgatis edhe një raport të detajuar pas përfundimi të zgjedhjeve, të bazuar nga të dhënat e vëzhguesve tanë, në linjë me kornizën ligjore të Kosovës, instrumentet regjionale dhe ndërkombëtare të zgjedhjeve.

Raporti do të përfshijë aspektet si performanca e administrimit të zgjedhjeve, fushatën zgjedhore, respektimin e lirive themelore, procesin e votimit, shqyrtimin e ankesave dhe shpalljen e rezultateve.

Demokracia në Veprim është koalicion i përbërë nga 10 organizata joqeveritare vendore si dhe 38 organizata tjera partnere. DnV është e përkushtuar në ruajtjen e neutralitetit të saj dhe i përmbahet standardeve më të larta të vëzhgimit të zgjedhjeve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...