Foto: Koha

Objekti i braktisur - qendër rehabilituese

27 Nëntor 2016 - 07:34      

Selim Maloku që nga pranvera e këtij viti pothuajse çdo ditë ka frekuentuar qendrën e shoqatës Down Syndrome Kosova në Prizren.

Duke qenë person i prekur me sindromën Down, aty ka gjetur mundësinë për të zhvilluar aktivitete të ndryshme, por edhe për të marrë shërbime profesionale për aftësim dhe zhvillim. Në të njëjtën kohë edhe është rrethuar nga njerëzit që i kanë dhuruar dashuri, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në qendër ndihem mirë, sepse kemi shoqëri të mirë. E kaloj kohën herë duke punuar, luajtur apo duke bërë ushtrime fizike”, ka thënë ai.

Tashmë janë bërë disa muaj që prej se ai dhe personat e tjerë të prekur me sindromën Down në Prizren kanë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në qendrën e shoqatës Down Syndrome Kosova në këtë qytet.

Transformimi i kësaj qendre nga një objekt pothuajse i braktisur në një qendër funksionale është mundësuar në saje të mobilizimit të komunitetit, që është solidarizuar me këtë iniciativë dhe ka mundësuar që personat e prekur me sindromën Down të kenë një hapësirë të përshtatshme, ku ofrohen shërbime profesionale për zhvillim e aftësim, por edhe kalimin e kohës së lirë... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...