26 Nëntor 2016 - 18:58
Gjatë bashkëbisedimit me mbi 400 studentë, Thaçi po ashtu iu ka premtuar studentëve se “numrin e bursave që deri më tani e dhuron Komuna e Drenasit do ta dyfishoj, ndërsa që edhe 200 bursa të tjera për studentët e Drenasit do t’i dhurojë Behgjet Pacolli nga fondacioni i tij”.
Thaçi më tej para studentëve ka theksuar se ‘ka ardhur koha që Drenasi të ndërrojë këtë mendësi politike e që këtu po zgjatë tash e 17 vite e që nuk na solli asgjë të mirë”.
“Ka ardhur koha që ju të dashur studentë të bëni revolucion në vota, të përkrahni AKR-në dhe vizionin e saj për zhvillimin ekonomik, ka ardhur koha që PDK-ja të shkojë në shtëpi e të hapë rrugë për zhvillim e përparim të vendit, ka ardhur koha që ju kur të diplomoni e të bëheni ekspertë të lëmive të caktuara të keni punë e jo të migroni nëpër botë”, ka thënë Thaçi para studentëve.
Ai ka shtuar se “jemi lodhur të gjithë me një qeverisje kaq të keqe e të korruptuar që ka instaluar PDK-ja në Drenas tash e 17 vite, e që nuk solli asgjë të mirë për ne Drenasit, andaj votojeni AKR-në dhe programin e saj ekonomik që ka iniciativa konkrete e jo fjale boshe”.
“AKR-ja dhe Presidenti Pacolli ka vizion për zhvillim ekonomik të Drenasit, për këtë para tre ditësh në fshatin Krajkovë kemi përuruar fillimin e ndërtimit të dy fabrikave e që do të punësohen 320 të rinjë e të reja nga Drenasit, ky është vetëm hapi i parë”, shtoi Thaçi.
Ndërsa tha se projektet e tjera do të vijnë më pas, “ku çdo familje e Drenasit do të ketë së paku nga një të punësuar sipas programit të zhvillimit ekonomik të AKR-së e Presidentit Pacolli”.
Në anën tjetër, Florentina Hajdari, kryetare e Forumit të Rinisë së AKR-së në Drenas, ka akuzuar pushtetin 17 vjeçar të PDK-së se “me punën e tyre kriminale e korruptive kanë bërë që Drenasi të jetë qyteti më i varfër i Kosovës”.
“Ne rinia dhe studentët jemi të bindur se kësaj radhe nuk do të lejojmë që të na udhëheqin këta njerëz të korruptuar, por do të votojmë AKR-në e cila do të qeverisë me duar të pastra”, ka thënë Hajdari.
“Lirinë e fituam së bashku me miqtë tanë, por e humbëm besimin në ndërtimin e shtetit, duke shkelur mbi vlerat e luftës dhe kjo është e turpshme”, ka thënë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, para studentëve të Drenasit.
“Nuk do të lëmë më njerëz të korruptuar në pushtet, ku i morën të gjitha këto para këta njerëz që para lufte nuk kishin as opinga e tash janë bërë milionerë? Për gjithë këtë pasuri ata duhet të japin llogari dhe të përgjigjen para ligjit”, ka thënë Bahtiri.
“Ju jeni ardhmëria dhe ju këtu në Drenas duhet të bëni ndryshime, votone AKR-në dhe Elmi Thaçin se ky njeri nuk ka nevojë që juve t’iu vjedhë, por do të ketë zhvillim ekonomik e që do të mbështetet nga AKR-ja dhe Presidenti Pacolli”, ka përfunduar Bahtiri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...