450 ekonomi familjare në Arllat hyjnë në shërbimin e menaxhimit të mbeturinave

26 Nëntor 2016 - 18:04      

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me Kompaninë “Pastrimi”, organizatën CE&AE dhe administratorin e fshatit, të shtunën kanë bërë shpërndarjen e kontejnerëve në fshatin Arllat.

Në kuadër të projektit të shërbimit për menaxhimin e mbeturinave, të shtunën 450 ekonomi familjare të fshatit Arllat i janë përgjigjur projektit për të hyrë në shërbim të mbeturinave.

Ky projekt është duke u implementuar sipas planifikimit të paraparë dhe gjatë këtyre ditëve do të vazhdoi edhe në fshatin Negroc, Gjurgjicë dhe Vuçak, ndërsa ditë me parë ky shërbim është shtrirë edhe në fshatin Abri e Tërdec.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajli-Thaçi, ka falënderuar administratorët e fshatrave për bashkëpunimin dhe koordinimin paraprak me qëllim të njoftimit të qytetarëve për rendësin e pranimit të këtij shërbimi.

Komuna e Drenasit deri më tani ka arritur që këtë shërbim të shtrijë më shumë se 80% të territorit dhe deri në fund të këtij viti ky projekt për zgjerimin e shërbimit të menaxhimit të mbeturinave do të shtrihet thuajse ne të gjitha vendbanimet. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...