26 Nëntor 2016 - 16:06
Në të gjitha këto rrugë, në gjatësi prej mbi 1.800 e gjerësi prej pesë metrash, përveç asfaltimit të paraparë në dy shtresa me trashësi prej 11 metrash, do të ndërtohen edhe kanalizimet atmosferike e fekale dhe trotuaret.
Asfaltimi i rrugëve do të përfundoj brenda pak ditësh, pasi që shtresa e parë prej shtatë centimetrash pothuaj se ka përfunduar në të gjitha rrugët, ndërsa që ka mbetur për tu shtruar edhe shtresa e dytë prej katër centimetrash, që është punë më e lehtë që duhet bërë.
Asfaltimi i të gjithë këtyre rrugëve dhe rregullimi i kanalizimeve dhe trotuareve, arrin vlerën prej 287.000 euro, mjete këto që janë sigurua nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komunës së Mitrovicës.
Edhe gjatë këtij inspektimi, kryetari Bahtiri ju tha qytetarëve që kishin dalë për ta falënderuar për realizimin e premtimit të dhënë, se aktualisht janë duke u asfaltuar, kubëzuar apo meremetuar me zhavorr edhe dhjetëra rrugë, si në qytetet e periferi, ashtu edhe nëpër fshatra.
“Sivjet është bërë një punë mjaftë e madhe në rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve. Kemi kursyer shumë mjete dhe kemi pas mbështetjen e ministrive të ndryshme për të realizuar këto projekte, që do t’ua lehtësojnë jetën qytetarëve. Në realizimin e kaq shumë projekteve, ka ndikuar edhe angazhimi ynë konkret që të mos lejojmë që çmimet të fryhen, si dhe zhdukja e mitos dhe korrupsionit, gjë që ka bërë që punëkryesit të jenë më të arsyeshëm në çmime, pasi që më askush nuk ju ka kërkuar para”, tha ndër të tjera Bahtiri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...