Lladrovci sqarohet për rastin e kafesë së Pacollit

26 Nëntor 2016 - 15:08      

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka sqaruar atë që ndodhi me Behgjet Pacollin në një kafe në këtë qytet.

Thotë se nuk bëhet fjalë se e përzuri Pacollin nga lokali. Lajmin se Lladrovci i kishte kërkuar të largohet nga lokali ish presidentit Pacolli, e kishte dhënë Musa Dervishaj, nga dega e AKR-së në Drenas. Lexo më shumë

Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:

Pardje, në Drenas, në një ambient hotelier të rezervuar më parë, kisha një takim me arsimtarët e komunës së Drenasit. Në kohën e paraparë me agjendën time, kam shkuar aty dhe jam bashkuar me organizatorët e takimit. Me të arritur arsimtarët, disa prej tyre kërkuan që të vendosen nëpër vende, mirëpo pak para nesh aty kishte hyrë edhe z. Pacolli me udhëheqësit lokalë të AKR-së.

Organizatorët e takimit ma bënë me dije se pikërisht në atë pjesë ishte hapësira e paraparë dhe e rezervuar për takimin tim konsultativ me arsimtarët, mirëpo për shkak të keqardhjes dhe duke mos dashur të keqkuptohen, askush nuk ia kishte sqaruar këtë gjë z. Pacolli.

Duke u njohur me njëri-tjetrin, për të mos i lënë në pritje të gjatë arsimtarët, pas përshëndetjes me z. Pacolli, ia sqarova se aty e kishim paraparë takimin dhe se vendi ku ishin vendosur ishte hapësira e paraparë për t'u ulur.

Normalisht, në mënyrën më miqësore insistova që t'ua rezervojë një hapësirë tjetër brenda lokalit, sepse ajo pjesë ishte e rezervuar më herët dhe si hapësirë ishte e planifikuar në përputhje me numrin e pjesëmarrësve.

Z. Pacolli e pranoi miqësisht propozimin tim dhe në mënyrën më miqësore u përshëndetëm dhe vijuam me agjendën e paraparë. As nuk e kam larguar, as nuk e kam injoruar. Z. Pacolli është i mirëseardhur në Drenicë dhe në shtëpinë time, ashtu si çdo mik i imi dhe i shtëpisë sime.

Në fotot e dërguara nga një qytetar dëshmohet e gjithë e vërteta e kësaj ngjarjeje, e cila më tej mori kahe tjetër dhe u deformua sipas interesave të ngushta politike të të tjerëve. Nuk është as në karakterin tim, as të familjes sime të dëbohet mysafiri.

Kjo tendencë për ta tjetërsuar vlerën themelore të traditës sonë, në këtë rast kundër meje nga dashakeqës lokalë, nuk mund as ta zbehë personalitetin tim dhe nuk mund as ta zvogëlojë subjektin tim politik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...