Komuna e Gjilanit bëhet edhe me një ndërmarrje publike

26 Nëntor 2016 - 10:02      

Qeveria e Kosovës miraton themelimin e ndërmarrjes publike lokale “Tregu”, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria e Kosovës ia ka dhënë pëlqimin Komunës së Gjilanit që ta themelojë ndërmarrjen publike lokale “Tregu”. Ajo do të themelohet me 100 për qind aksione nga Kuvendi Komunal i Gjilanit. Nënshkrimin e vendimit për themelimin e ndërmarrjes publiko-lokale “Tregu” e ka dhënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Gazeta ka arritur që të sigurojë vendimin ku precizohet edhe karakteri i kësaj ndërmarrjeje.

“Ndërmarrja publike lokale “Tregu” themelohet me 100 aksione nga Kuvendi Komunal i Gjilanit. Autorizohet Komuna e Gjilanit që të veprojë në emër të aksionarit të vetëm në NPL “Tregu” Sh. A. të ndërmarrë të gjitha veprimet e ligjshme duke përfshirë regjistrimin sipas Ligjit nr. 02/L-123 për shoqëritë tregtare (GZ Nr.39/01 tetor 2008). Komuna e Gjilanit të drejtat e aksionarit do t’i ushtrojë nga Komisioni Komunal i Aksionarëve, në emër të komunës përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi. Obligohet Komuna e Gjilanit për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...