25 Nëntor 2016 - 15:31
Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi paraqiti raportin lidhur me këto përgatitje.
Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për Certifikimin e Listës Përfundimtare të Votuesve (LPV) për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, e cila përmban: 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2 mijë e 338 votues apo 4.45% në krahasim me zgjedhjet e fundit për të njëjtën komunë. Gjatë paraqitjes së Raportit Përfundimtar të LPV-së u bë e ditur se numri i Qendrave të Votimit në këtë komunë është 28 sosh (4 më shumë se në Zgjedhjet 2014) me gjithsejt 72 vendvotime.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim edhe për miratimin e dizajnit, përmbajtjes dhe formatit të Fletëvotimit për këto zgjedhje, që do të mbahen më 4 dhjetor 2016. Sipas vendimit të KQZ-së, Fletëvotimi, ndër tjerash, përmban: logon e KQZ-së; emrat e subjektit politik përkatësisht kandidatëve siç janë paraqitur në aplikimin për certifikim së bashku me numrin rendor; dhe tekstin udhëzues ”votoni vetëm një kandidat”.
Gjithashtu, KQZ-ja miratoi sloganin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, e që është: “Vendimi të takon ty”.
Në fund të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskutoi lidhur me kërkesën e Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi për pjesëmarrje në Reformën Zgjedhore. Pas diskutimeve, u vendos që kryetarja Daka të përfaqësojë KQZ-në në këto takime.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...