KBN në Gjilan rithekson rëndësinë e bashkëpunimit me komunat e trekëndëshit ndërkufitar

25 Nëntor 2016 - 14:55      

Gjilan, 25 nëntor - Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN) ka miratuar raportin e punës 10-mujore të këtij viti, të cilin e ka prezantuar kryesuesi i kësaj trupe komunale, Kushtrim Kadriu. Ai ka thënë se KBN i ka zhvilluar aktivitetet e veta sipas planit dhe përgjegjësive që ka me rregulloren komunale.

Kadriu ka nënvizuar një seri takimesh të cilat janë mbajtur gjatë kësaj periudhe, ku janë trajtuar çështjet e bashkëpunimit me komunat e Kosovës Lindore, problemet e të dëbuarve si dhe bashkëpunimi me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.

Komiteti ka diskutuar edhe për planin e punës për vitin e ardhshëm dhe si prioritete i ka caktuar vizitat në komunat e brezit kufitar, gjatë muajve të ardhshëm.

“Këto vizita janë të nevojshme për krijimin e urave ndërlidhëse mes Gjilanit dhe komunave të trekëndëshit Gjilan-Bujanoc-Kumanovë”, ka thënë Kadriu.

Njëherësh, në këtë takim, KBN ka miratuar edhe raportin e punës së Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...