Graçanica përmirëson të dhënat në shqip në ueb-faqen zyrtare

25 Nëntor 2016 - 12:27      

Komunarët e Graçanicës i kanë përmirësuar disa të dhëna në versionin shqip të ueb-faqes zyrtare të kësaj komune, ku ende figuronte kryetar komune zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, shkruan sot Koha Ditore.

KD-ja ka raportuar më 14 nëntor se krejt udhëheqja e kësaj komune (aq sa ishte shkruar në ueb-faqen zyrtare) i përkiste një mandati tjetër.

Edhe pse kishin kaluar dy vjet prej kur Branimir Stojanoviq kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Graçanicës, për t’u emëruar zëvendëskryeministër në Qeverinë e Mustafës, zyrtarët komunalë nuk i kishin azhurnuar të dhënat në versionin shqip të ueb-faqes zyrtare.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...