
24 Nëntor 2016 - 21:33
Sipas, Xhavit Drenorit, është e dukshme se gratë nuk janë të kyçura shumë në procesin e zgjedhjeve dhe mbi këtë theksoi se po punon, transmeton Koha.net.
“Te ato oda apo dhoma të pritjes më kanë sjellë pikërisht votuesit e mi dhe aty është krejt normale që vijnë më shumë burra. Gratë normal që nuk janë të kyçura shumë mirëpo punoj në këtë drejtim që të ketë progres", ka thënë Drenori.
E sipas kandidatit të subjektit Fjala, Vehbi Berisha, mbajtja e takimeve nëpër oda po bëhet edhe për shkak të motit.
Ai ka thënë se shqetësuese mbetet fakti se zyrtarët e lartë shtetëror po e vizitojnë Drenasin me vetura zyrtare e truproje.
"Moti i tillë që më lehtë po mbajmë takime në oda. Forumi i gruas është duke punuar dhe takohemi edhe me gra.
Me të vërtet në Drenas kanë zbarkuar te gjithë zyrtarët e lartë dhe ato resurse qe i përdorin janë të taksapaguesve, qytetarëve të Kosovës. Po vijnë me vetura zyrtare dhe truproje", ka thënë Berisha.
Mirëpo, për këta kandidatë oda nuk është shqetësim. Problem për ta janë vizitat e zyrtarëve të lartë shtetëror në Drenas.
Madje, siç theksoi Xhemajlaj brenda ditës Drenasin e vizitojnë shumë ministra e deputetë çka ata nuk po i lejon të ndjehen të njëjtë karshi kandidatëve tjerë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...