Të kujt janë pronat e uzurpuara në Drenas, sipas kandidatëve për kryetar

24 Nëntor 2016 - 21:26      

Kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se në garë nuk ka hyrë që të shtyhet më bërryla se kush është më i fortë.

Sipas tij, problemet e Drenasit janë pasojë e udhëheqjes 17 vjeçare, transmeton Koha.net.

"Nuk hyj në garë duke u shtyrë me bërryla. Të gjitha këto janë probleme që janë shkaktuar tash e 17 vjet. Është uzurpimi i pronave", ka thënë ai.

"Nuk je mbi Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Isa Mustafën e Hashim Thaçin se janë barra të rënda për ty", iu drejtua Xhemajlaj, Drenorit.

Xhemajlaj theksoi se të gjithë e dinë se pronat e uzurpuara janë të partisë në pushtet duke mos dashur të përmend emra të përveçëm.

“Ato janë të partisë në pushtet dhe ato banda ne i njohim, kush i fiton tenderët ne e dimë”, përfundoi Xhemajlaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...