Drenori: Kadri Veseli me Drenas ka humbur rastin t’i kthejë vlerat në PDK

24 Nëntor 2016 - 20:21      

Kandidati i pavarur, që ka dalë nga PDK-ja, për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, Xhavit Drenori në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se PDK-ja ka humbur rastin qe ta ketë një kandidat të mirë për këto zgjedhje.

Drenori ka thënë se kishte biseduar me degën e PDK-së në Drenas që të ishte vetë ai kandidat për këto zgjedhje mirëpo sipas tij nuk ka hasur në mirëkuptim, transmeton Koha.net.

"PDK e ka lëshuar një shans shumë të mirë që të ketë qeverisje të mirë. Ajo tash e sa vite vazhdon me nepotizmin dhe lidhjet familjare. Dega në Drenas nuk ka qenë e gatshme pasi edhe ata kanë qenë të përfshirë në këtë familjarizëm", ka thënë ai.

Sipas tij, Lladrovci u kandidua në mënyrë autoritare.

"Kushti parë ishte që të ketë një kandidat të pranueshëm për masën dhe e pamë su u kandidua kandidati i tashëm, në mënyrën më Autoritare të mundshme dhe kushti i dytë të mos ketë probleme me ligjin sepse Drenasit më së paku i duhet ajo", ka thënë Drenori.

"Besoj se ka probleme me ligjin dhe ai është edhe në listën e zezë të SHBA-së", ka shtuar Drenori, i cili shtoi se me Lladrovcin, Veseli ka dështuar t’i kthejë vlerat dhe do të jetë test për gjithë PDK-në.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...