EC Ma Ndryshe: Trotuaret të jenë në shërbim të gjitha kategorive të shoqërisë

24 Nëntor 2016 - 17:11      

“EC Ma Ndryshe” në bashkëpunim me OPDMK të enjten kanë realizuar performancën publike “Kërkojmë trotuare për të gjithë”, përmes të cilit aktivitet kanë reaguar ndaj pasivitetit të deritanishëm të autoriteteve komunale në ndërmarrjen e masave adekuate për sigurimin e qasjes së barabartë në trotuaret e rrugëve kryesore të qytetit të Prizrenit për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Përmes këtij aktiviteti, sipas komunikatës nga “EC Ma Ndryshe”, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur disa karroca në rrugën “Remzi Ademaj” është theksuar e drejta e PAK-ve për qasje dhe qarkullim të barabartë dhe më të sigurt brenda zonës urbane, transmeton Koha.net.

“Performanca publike ‘Kërkojmë trotuare për të gjithë’ është realizuar në kuadër të projektit ‘Prizreni, një qytet pa pengesa’. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti përfshinë ngritjen e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara dhe të rinjve në projektimin e ‘Prizrenit pa pengesa’”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Projekti financiarisht përkrahet nga USAID nga programi E4E, dhe mbikëqyret nga ATRC derisa zbatohet nga EC Ma Ndryshe dhe OPDMK.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...